Serbia nuk dëshiron të përfshihet në ndihmat e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera përmes një njoftimi në Twitter ka thënë se Serbia ka refuzuar ndihmat e BE-së për coronavirusin.

“Sot BE vuri në dispozicion një paketë të ndihmës makro-financiare për 5 nga partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Serbia ka kërkuar që të mos përfshihet, por oferta jonë e ndihmës qëndron në rastet kur nevojat lindin në një fazë të mëvonshme”, ka shkruar Ruiz-Calavera.

Komisioni Europian ka planifikuar që të ndajë një fond prej 3 miliardë eurosh në luftën kundër pandemisë COVID-19. Në mesin e shteteve të cilat do të përfitojnë nga një fond i tillë do të jetë edhe Republika e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka konfimruar, Vladis Dembrovskis, i cili është zëvëndëspresident i Komisionit Europian.

“Shtete përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova , Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”, ka njoftuar Dembrovskis.

Kosova përfiton 100 milionë euro nga Fondi 3 miliardësh i KE-së për COVID-19