Një gjë të tillë e ka konfimruar, Vladis Dembrovskis, i cili është zëvëndëspresident i Komisionit Europian.

“Shtete përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova , Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”, ka njoftuar Dembrovskis.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojë për Ukrainën ku do t’iu ndahen 1.2 miliardë, derisa Kosova do të përfitojë 100 milionë euro.

Këto mjete financiare janë ndarë nga Bashkimi Europian për të ndihmuar vendet për të investuar mjetet në fushat ku më së shumti ka nevojë aktualisth në kohën e pandemisë, siç është sistemi shëndetësor./RTKlive