Së shpejti kthehet furnizimi me ujë në "Lakrishtë"
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se së shpejti do të kthehet furnizimi me ujë për banorët e lagjes “Lakrishtë” në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë në përfundim të riparimit të gypit të dëmtuar.
“Punimet teknike të ditës së sotme, në sanimin e linjës AC me diametër 200 mm në lagjen ” Lakrishtë” në Prishtinë, derisa ekipet e mirëmbajtjes janë në përfundim e sipër të riparimit të gypit dhe menjëherë do rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm për zonat që mbetën pa ujë”, theksohet në njoftimin e KRU Prishtinës.
KRU “Prishtina” ka rekomanduar që të kur të vijë uji, duhet të lihet të rrjedhë pak minuta deri në kthjelltësinë e tij.
“Ngase kur kemi punime teknike në gypa me diametra më të mëdhenj, mund të vjen i turbullt në fillim”, përfundon njoftimi.
Dje, KRU “Prishtina” kishte njoftuar se është dëmtuar një gyp dhe banorët e një pjese të lagjes “Lakrishtë” do të mbeten pa ujë.