SBAShK-u përgatitet për protestë, takohet me Këshillin e Prindërve të Prishtinës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka filluar takimet me Këshillat e Prindërve para protestës së paralajmëruar të 4-dhjetorit.

Sot, SBAShK është takuar me Këshillin e Prindërve të Prishtinës, ku i kanë informuar për vendimin e tyre për protestë.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë informuar  Këshillin e prindërve për situatën në arsim dhe për vendimin që në mungesë të gatishmërisë për dialog të Qeverisë  të fillohet me veprime sindikale”, thuhet në njoftim për media.

Kurse sipas njoftimit, kryetari i Këshillit të Prindërve për Prishtinën Jeton Demi bashkë Nexhmi  Hoxhën e Besim Cakollin  janë shprehur se përkrahin kërkesat legjitime të SBASHK-ut dhe shprehin respekt për përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog.

“Po ashtu kanë lavdëruar angazhimin  për gjithë këtë përkushtim në mënyrë që të mos vije deri të grevat  që paralizojnë tërë sistemin arsimor. Ata janë shprehur se do të debatojnë me kryesinë e Këshillit të prindërve të Prishtinës për të qenë bashkë me 4 dhjetor në protestë me shpresën se Qeveria  do të reflektojë  dhe do të arrihet marrëveshje pa pasur nevojë për veprime të tjera”, thuhet më tej.

SBAShK ditë më parë ka paralajmëruar protestë më 4 dhjetor për shkak të Ligjit për Paga.

Sot, KMDLNj ka kërkuar nga SBAShK-u që mos të kërcënojë me protesta.

KMDLNj: SBAShK-u të mos kërcënojë me protesta