Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Sllovendi, 6 tetor 2021 Foto: Foto: Presidenca Sllovene e Këshillit të BE -së 2021

Samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka njoftuar se samiti i ardhshëm Bashkim Evropian – Ballkani Perëndimor do të mbahet me 6 dhjetor në Tiranë.

“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm BE – Ballkan Perëndimor në rajon, më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar” – ka thënë Michel.

Tutje ai tha se Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian.

Madje sipas Michel, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin.