Salihaj: Nuk kemi nevojë për 160 çerdhe sepse nataliteti ka rënë

Jonuz Salihaj, ish-drejtor i Arsimit në Prishtinë dhe ekspert i arsimit ndër dekada, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se është dashur që të studiohet situata se a kemi nevojë për gjithë ato çerdhe (160 sa janë premtuar gjatë fushatës zgjedhore nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet dhe sot është në pushtet).

Salihaj ka shtuar se meqë nataliteti ka rënë Kosova nuk ka nevojë për 160 çerdhe.

“Kam dëgjuar kryeministrin dhe ministren e Arsimit për ndërtimin e 160 çerdheve të reja. Siç duket entuziazmi te ne zgjat vetëm gjatë fushatës. Ne s’kemi krijuar traditë që për këto objektiva që nuk realizohen dikush të marrë përgjegjësi, qoftë edhe morale” – ka thënë Salihaj në emisionin kushtuar cilësisë së arsimit.

Ndërsa Arbisa Shefkiu nga Instituti EdGuard ka thënë se janë vëtëm 10 çerdhe në gjithë zonat rurale të Kosovës.

“Duhet të koncentrohet më shumë edhe Qeveria por edhe komunat në zonat rurale, ku ka nxënës” – ka thënë Arbisa Shefkiu.