A do të ndërtohen 160 çerdhet e premtuara nga LVV?

Në Ditën e Mësuesit – 7 Marsi, në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për cilësinë e arsimit në vend, me theks të veçantë gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje në fushatën zgjedhore pati premtuar ndërtimin e 160 çerdheve të reja në tërë Kosovën.

Valdrin Dervishaj, këshilltar i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë që ky premtim do të realizohet.

“Prej 160 çerdheve kanë filluar të ndërtohen 23, janë 6 me fonde të IPA-s, të cilat janë në proces dhe jemi në dizajnim të një projekti në vlerë prej 30 milionë euro me Bankën Botërore për intervenim në këtë fushë dhe po ashtu jemi në zhvillim të një procesi të një analize rrënjësore të kesaj natyre sepse në të kaluarën investimet janë bërë të paplanifikuara” – ka thënë Dervishaj.