Shefkiu: Për cilësinë në arsim, fajtorë janë komunat dhe Ministria e Arsimit

Arbisa Shefkiu nga Instituti EdGuard ka thënë se fajtorë për cilësinë e arsimit në Kosovë janë komunat dhe Ministria e Arsimit.

Ajo ka shtuar se këto institucione kanë kompetenca të mëdha për përmirësimin e cilësisë në arsim.

“Drejtoria e Arsimit dhe legjislacioni e parasheh që komunat e kanë në kompetencë menaxhimin e arsimit andaj i lë bashkëfajtorë me Ministrinë e Arsimit” – ka thënë Arbisa Shefkiu në emisionin “Kallxo Përnime” ku po diskutohet për cilësinë e arsimit në Kosovë.