
Vetëm 776 mësimdhënës janë vlerësuar për performancë
07.3.2023 - 23:10
Valdrin Dervishaj, këshilltar i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se në të kaluarën është bërë vlerësimi i vetëm 776 mësimdhënësve në nivel vendi.
Sipas tij, ky vlerësim ka qenë i dëmshëm.
“Kjo ka qenë përgjegjësi e Inspektoratit por s’kanë pasur kapacitete. Ne tash jemi duke e shikuar legjislacionin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve. Janë 5 udhëzime të ndryshme” – ka thënë Dervishaj.