Sa zgjat infektimi me coronavirus, tregon infektologu Salih Ahmeti

Në nëntë ka shkuar numri i të prekurve me coronavirus.

Katër të rinjtë sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë tre nga Malisheva dhe një nga Podujeva.

Infektologu Salih Ahmeti në një intervistë për KALLXO.com të dhënë gjatë ditës ka treguar se virusi corona mund të zgjas deri në 3 javë.

“Shërimi i sëmundjes varet nga sëmundjet tjera shoqëruese dhe ajo është individuale nuk është në një rregull të caktuar. Një rregull është se sëmundjet e zakonshme me efektet e virusit duhet të ndërpritet brenda 3 jave, përgjatë këtyre 3 jave virusi mund të shkaktoj dëmtime të rënda në organizëm”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se moshat e prekura janë mbi 80 vjeç.

“Moshat më të prekura janë mbi 80 vjeç për faktin se ato mosha gjithmonë shoqërohen edhe me sëmundje të tjera. Prekja e moshave të reja ëhstë shumë e paktë. Prekja e moshave nën 18 vjeç është 12.4 % ndërsa nën 10 vjeç nën 1 %”, shtoi ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur coronavirusin pandemi pas rritjes së numrit të të prekurve sidomos në Europë.