Trupat amerikane në Gjermani - Foto: REL/AP
Rutte tregon se tërheqja e forcave amerikane nga Europa do të jetë graduale dhe e strukturuar
Reduktimi gradual i trupave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë do të kryhet “në mënyrë të strukturuar” që nuk do të ketë ndikim në planet e mbrojtjes të NATO-s, ka njoftuar të mërkurën (20.05.2026), sekretari i Aleancës Veriatlantike, Mark Rutte, raporton Reuters.
Rutte ka thënë gjithashtu vjet kishin nisur diskutimet sesi do të kontribuonte SHBA-ja në NATO në rast të një krize, dhe e ka përshkruar si përgjigje logjike ndaj shpenzimit të rritur në fushën e mbrojtjes prej aleatëve europianë dhe Kanadasë.
Televizoini amerikan CNN kishte raportuar më 15 maj 2026 se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, papritmas ka anuluar para një jave dërgimin e dy misioneve ushtarake amerikane në Europë dhe se kishte urdhëruar tërheqjen e një hiseje të personelit nga kontinenti, kishin konfirmuar në kushte anonimiteti dy zyrtarë të mbrojtjes.
Memoja, nënshkruar nga Hegseth, kishte ndaluar befasisht vendosjen e planifikuar të Ekipit Luftarak të Brigadës së 2-të të Blinduar, Divizioni i 1-rë i Kalorësisë, që pritej të kalonte me rotacion nëpër Poloni dhe vende të tjera, përfshirë shtetet baltike dhe Rumaninë, kanë treguar dy zyrtarët e mbrojtjes. Një numër i personelit nga brigada ishte tashmë në Europë dhe tani duhet të rivendosen përsëri në SHBA.
Memoja ka anuluar njashtu vendosjen e ardhshme në Gjermani të një batalioni që specializohet në qitje raketash dhe raketash me rreze të gjatë veprimi, kanë treguar zyrtarët e mbrojtjes. Dhe po e njëjta memo ka udhëzuar që të largohet nga kontinenti komanda në Europë që i mbikëqyrë këto kapacitete.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com