Rruga “ Miftar Hasani” në Smrekonicë hyn në karantinë
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka dhënë detaje pas rastit të 8 në këtë komunë me COVID-19.
Komuna ka njoftuar se personi i fundit i infektuar me virusin corona është nga fshati Smrekonicë.
Kryetari Tahiri ka njoftuar se rruga “ Miftar Hasani” në këtë fshat do të hyjë në karantinë me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
“Deri në një vendim tjetër, me rekomandim nga institucionet kombëtare, do të ndalohen hyrje daljet në rrugën “Miftar Hasani” në fshatin Smrekonicë, nga Policia e Kosovës”, ka thënë ai.
Tahiri bëri të ditur se janë duke punuar për gjetjen e personave që kanë pasur kontakt me të infektuarën.
“Shtabi Emergjent Komunal po ndihmon IKSHPK që të gjurmojnë të gjitha kontaktet e pacientes. Të gjitha hapësirat e institucioneve shëndetësore po dezinfektohen”, ka shtuar ai
Në Komunë e Vushtrrisë janë tetë përsona pozitv me virusin COVID-19.
Deri më tani në Kosovë janë 140 persona të infektuar me COVID-19, 23 të shëruar dhe 1 i vdekur.