Doctor with antiseptic. Coronavirus theme.

Rritja e rasteve me COVID-19, IKShPK bën rrije për vaksinim dhe bartje të maskës në ambiente të mbyllura

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të bartet maska në ambiente të mbyllura.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë u regjistruan 205 raste të reja me COVID-19.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim”, thuhet në apelin e IKShPK-së.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë: