205 raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se në 24 orët e fundit nga 736 testime, janë regjistruar 205 raste pozitive me COVID-19. Sipas MSh-së, përqindja e pozitivitetit del të jetë 27.85 për qind.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë vaksinuar vetëm 71 persona.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë aktualisht janë 897 raste aktive.