Rreziku i shembjes së urës, Foto: KALLXO.com

Rritet niveli i ujit në lumin që lidh Pejën e Deçanin, banorët thonë se ura rrezikon të shembet

Ura e cila lidh dy komunat Pejë e Deçan gjatë ditës së sotme është vështirë e kalueshme për shkak të vërshimeve të cilat kanë ndodhur në këto dy qytete.

Banorët të cilët jetojnë në këto zona kanë dërguar pamje të urës e cila gjendet në fshatin Vranoc ndërsa kanë treguar tutje se nuk mund të lëvizin mbi urë për shkak të rrezikut të shembjes.

Në fotografitë dhe pamjet që kanë dërguar banorët shihet se ura është çarë dhe rrezikon shembjen.

Të njëjtit tregojnë se përmes kësaj ure dërgohen edhe fëmijët në shkollë ndërsa ajo sot është e rrezikshme për kalim sepse niveli i ujit përreth lumit është rritur.

Më poshtë mund të shihni fotografi nga ura dhe gjendjes së saj gjatë ditës së sotme:

Rreziku i shembjes së urës, Foto: KALLXO.com
Rreziku i shembjes së urës, Foto: KALLXO.com
Rreziku i shembjes së urës, Foto: KALLXO.com