Rrihen mes vete tre nxënës në Drenas, njëri përfundon në QKUK

Policia e Kosovës njofton se pas një mosmarrëveshje të më hershme, janë rrahur mes vete tre nxënës të mitur në Drenas.

Sipas Policisë, gjatë rrahjes lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit dhe ankuesi që e kishte paraqitur rastin në Polici.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.