Rrënimi i shtëpisë në Prizren, Foto: Shaqir Totaj
Rrënohet një shtëpi në rrugën transit në Prizren
18.2.2023 - 13:39
Një shtëpi është rrënuar gjatë ditës së sotme në rrugën e re transitore në Prizren.
Kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
“Në bashkëpunim me familjen dhe pronarët, sot u rënua shtëpia në rrugën e re transitore që lidh magjistralen për në Prishtinë dhe Gjakovë, nga hyrja e lagjes “Dardania” për në “Arbanë””- ka njoftuar Totaj në Facebook.
Tutje ai shtoi se ky segment rrugor do ta bëjë shkarkimin e trafikut në Prizren dhe do të shërbej për qasje më të lehtë e më të shpejtë të banorëve të kësaj zone në qytet.
Në fotografitë që ka shpërndarë Totaj shihet që në vendin e ngjarjes ka qenë edhe inspeksioni.