Ilustrim

Rrahu një person, policia i konfiskon një armë dhe fishekë

Policia ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshja ka sulmuar fizikisht një burrë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën Azem Bejta në Skenderaj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit policor, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri dhe 10 fishekë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.