Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Rrahje mes nxënësish në Drenas, arrestohen dy të mitur për vrasje në tentativë

Dy të mitur janë arrestuar dhe një person tjetër është ende në arrati pas një rrahjeje mes disa nxënësve që ka ndodhur sot në mëngjes në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se tre personat e identifikuar dyshohen për veprat penale – vrasje në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje.

Tutje në njoftimin e Policisë është njoftuar se me aktvendim të prokurorit të shtetit dy të arrestuarit, që të dy të moshës 16-vjeçare, me iniciale të njëjta, L.Q., janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Në anën tjetër, në njoftimin zyrtar është thënë se viktimave të rastit u është ofruar edhe tretmani i nevojshëm mjekësor.