
Rrahje mes dy burrave në Ferizaj, njëri prej tyre sulmon fizikisht nënën e tij
03.9.2023 - 09:25
Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Ferizaj nën dyshimin se janë përleshur fizikisht mes vete, deri njëri nga ta dyshohet se ka sulmuar fizikisht edhe nënë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj të shtunën rreth orës 18:00.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se janë përleshur fizikisht mes vete dhe njëri nga të dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare” – thuhet në njoftimin e policisë.
Njëri prej të dyshuarve ka pranuar edhe ndihmë mjekësore.
Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.