Roli i Vatikanit në çështjen e Kosovës - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për rolin e Vatikanit në çështjen e Kosovës.

Pse e vizitoi Vinçenzo Paglia, kleriku i lartë i Vatikanit, kullën e Jasharëve?

Si ra ai në kontakt me të mbijetuarën e familjes Jashari, Syleme Jashari, që jeton në Itali?

Me vetëm 13 policë e 4 prokurorë si mund të hetohen me qindra krime të luftës që kanë ndodhur në Kosovë?

Pse Policia e Kosovës që heton krime të luftës i ka vetëm dy makina të vjetra përderisa në përvjetorë janë me dhjetëra xhipa që i vizitojnë viktimat?

Çka po i mungon Kosovës në narrativën që po ia tregon botës përmes diplomacisë së jashtme?