Richard Grenell komenton protestën e PSD-së, flet për qeverinë Kurti

Ish-emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë -Serbi, Richard Grenell ka komentuar protestën e sotme të organizuar nga Partia Social Demokrate por që kritikat ndaj Qeverisë nuk kanë munguar.

Grenell në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, e ka refuzuar ndihmën e SHBA-së për të krijuar gaz të pastër, gjë e cila sipas tij do të  ulte çmimet.

“Qeveria aktuale e Kosovës së Albin Kurtit e ka refuzuar ndihmën e SHBA-së për të krijuar gaz të pastër për njerëzit , gjë që gjithashtu do të ulte në mënyrë dramatike çmimet”, ka shkruar Grenell.

Ai shtoi se populli duhet të jenë të zemëruar.