Qeveria merr vendim preliminar për shpronësimin e disa pronave për projektet e rrugëve Kijevë-Zahaq dhe Prizren-Tetovë
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë – Zahaq, Segmenti Kijevë – Dollc.
Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës tha se janë trajtuar problemet e pronarëve.
“Deparatamenti i shpronësimit ka mbajtur dëgjimet publike dhe ka trajtuar problemet e pronarëve. Deparatamenti ka konstatuar se janë plotësuar në tërësi procedurat, kërkohet që të miratohet vendimi preliminar për ligjshmërinë e procesit”- deklaroi Aliu.
Po ashtu Qeveria ka marrë vendim preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren – Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë – Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren – Jug.
Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e saj të 174 me radhë.
14 pika të rendit të ditës përmban kjo mbledhje e Qeverisë.
Kurti thotë se pasaporta e Kosovës forcohet prej 1 janarit 2024