Moti sot, me reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme parashihet që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore.

Temperaturat minimale sipas IHK, do të të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Ndërsa nesër, e dielë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.