Reshjet e shiut, ndërpritet furnizimi me ujë nga Përlepnica

KRU “Hidromorava” Sh. A., Gjilan ka njoftuar se për shkak të reshjeve të fundit është ndërprerë furnizimi me ujë nga ‘FPU Përlepnicë’.

Sipas njoftimit të tyre të publikuar në “Facebook”, prej reshjeve të mëdha është rritur jashtëzakonisht turbullira në akumulacionin e Përlepnicës dhe te Guri i Hoxhës, dhe kjo e pamundëson trajtimin fiziko-kimik të ujit.

“Ekipet inxhinierike së bashku me teknologët e kompanisë janë duke punuar në mënyrë që tē rikthehet furnizimi i rregullt me ujë. Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve”, thuhet në postim.

KALLXO.com ka raportuar sot për vërshimet dhe përmbytjet nëpër disa pjesë të Kosovës, pas reshjeve të fundit me shi.

Vërshime në rrugën Gjilan-Bujanoc

Vërshime në Fushë Kosovë, mbushen ujë edhe dyqanet