Vërshime në rrugën Gjilan-Bujanoc

Reshjet e fundit të shiut dhe borës që kanë rënë me intensitet të lartë, kanë shkaktuar vërshime në shumë pjesë të Kosovës.

Përveç anës së Dukagjinit, vërshime janë regjistruar edhe në Gjilan.

Një qytetarë ka dërguar video në drejtim të KALLXO.com që shihet se magjistralja Gjilan-Bujanoc, apo më saktësisht në afërsi të “Drini Market” është mbuluar me një sasi të madhe të ujit.

 

Në video shihet se veturat kalojnë me vështirësi në këtë auto udhë.

KALLXO.com dje ka raportuar se hidrologu, Bashkim Kastrati kishte paralajmëruar vërshime dhe përkeqësim të motit gjatë kësaj jave.

Vërshime u regjistruan në shumë rajone përfshirë, Prizrenin, Gjakovën, Malishevën, Rahovecin, Pejën e shumë qytete të tjera.

Gjakova madje ka formuar edhe një Komision Emergjent komunal pas situatës me vërshime.

Edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme do të vazhdojë të ketë reshje shiu dhe bore.

Shi e borë edhe në 5 ditët e ardhshme

.