"Reporterët pa kufi" u bëjnë thirrje Policisë së Kosovës dhe forcave ndërkombëtare të ofrojnë mbrojtje për gazetarët
Organizata ‘Reporterët pa kufij’ u ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe forcave ndërkombëtare që t’u ofrojnë gazetarëve mbrojtje më të mirë.
Kjo thirrje nga ana e kësaj organizate erdhi pas disa sulmeve ndaj gazetarëve që raportuan nga komunat në veri të Kosovës.
“Pas një rritjeje të sulmeve ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, RSF u bën thirrje policisë dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë në vend që t’u ofrojnë gazetarëve mbrojtje më të mirë dhe të mbrojnë të drejtën për informim”- thuhet në deklarimin e organizatës.
Po ashtu, organizata bën thirrje që të bëhet hetim i shpejtë lidhur me këto sulme.
“Vala e sulmeve kundër gazetarëve në veri të Kosovës duhet të merret seriozisht nga Policia e Kosovës, Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO (KFOR) dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) para se të ketë ndonjë tjetër tragjedi. I nxisim ata që të kryejnë hetim të shpejtë dhe të plotë për këto sulme dhe të marrin masa shtesë mbrojtëse në koordinim me shoqatat e gazetarëve që përfaqësojnë dy komunitetet etnike”- thuhet me tej në deklaratën e kësaj organizate.
⚡️After an increase in attacks on journalists in the north of #Kosovo🇽🇰, RSF calls on the police and international security forces in the country to provide journalists with better protection and to safeguard the right to information.👇https://t.co/8oRnwe7aZo pic.twitter.com/cDpOgcODwM
— RSF (@RSF_inter) December 21, 2022
Në javët e fundit janë raportuar tre raste të sulmeve ndaj mediave që raportuan nga veriu i Kosovës.
Sulmohet ekipi i Kallxo.com në Mitrovicën Veriore (Pamje)