Rekrutët e rinj të FSK-së nisin stërvitjen 9 javore

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se rekrutët e rijnë kanë nisur sot stërvitjen ushtarake në kazermën , ‘Skënderbeu’ në Ferizaj.

Ky program i stërvitjes për rekrutët do të zgjas nëntë javë dhe do të jetë rezident.

Sipas njoftimit, rekrutët e rinj do të sfidohen me rregullat dhe jetën ushtarake që është kushti bazë për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes në muajin shkurt kishte publikuar listën preliminare të konkursit për rekrutë të rijnë.

Publikohet lista preliminare e kandidatëve për rekrutë në FSK – Dokument