Publikohet lista preliminare e kandidatëve për rekrutë në FSK - Dokument

Ministrja e Mbrojtjes e ka publikuar listën preliminare të kandidatëve për rekrutë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të renditjes meritore në bazë të pikëve gjatë testimeve: Testi fizik, testi i inteligjencës, testi i njohurive të përgjithshme dhe intervista.

Sipas Ministrisë, përzgjedhja finale do të bëhet pas kontrollave mjekësore, verifikimit final të dosjeve, por siç theksojnë gjithmonë duke e respektuar renditjen meritore.

“Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen edhe procesit të verifikimit (pastërtisë së figurës) sipas legjislacionit të fuqi”, thuhet në njoftim.

Në rast të ndonjë gabimi teknik, Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se mbanë të drejtën e përditësimit të listës fillestare.

Tutje theksohet s njoftimi për orarin e ekzaminimit mjekësorë do të publikohet deri me datën 04 shkurt 2022.

“Kandidatët e proceduar me kusht (tattoo apo paqartësi për të kaluarën) mbesin në garë deri në qartësimin e situatës për të cilën janë proceduar me kusht”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.

Linkun me listën e kandidatëve mund ta gjeni KËTU.