Petrit Selimi | Foto: KALLXO.com

Reagon Petrit Selimi, thotë se për vizat i citoi mediat dhe Ministrin e Drejtësisë

Kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, ka reaguar pasi emisari amerikan për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell i përgënjeshtroi deklaratat e tij në “Twitter”.

Selimi ka shkruar në Twitter se në lidhje me publikimet e tij për viza dhe gaz i është referuar Ministrit të Drejtësisë Selim Selimi dhe televizionit T7.

“Lidhur me cicërimat për gaz dhe viza,  SH.B.A. mbështet diversifikimin e energjisë së Kosovës përmes kompaktit potencial të MCC, ky është një informacion publik: https://www.mcc.gov/news-and-events/release/release-121218-mcc-dec-board-meeting, ndërsa për heqjen e vizave për Kosovën, unë citova mediat e Kosovës T7 & Ministrin e Drejtësisë të Kosovës të cilët thanë të njëjtën gjë dje”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Pak minuta më parë emisari amerikan për dialogun e Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka përgënjeshtruar Petrit Selimin në dy raste.

Në rastin e parë Selimi kishte shkruar në Twitter se Kosova është gati të marrë një grant të madh nga SHBA për ndërtimin e një gazsjellësi jo rus për Ballkanin Qendror, ndërsa në rastin e dytë Selimi kishte shkruar se kosovarët dhe serbët mund të udhëtojnë pa viza drejt ShBA-së brenda 45 ditëve pas marrëveshjes për normalizimin ekonomik.

Grenell i reagon Petrit Selimit, përgënjeshtron deklaratat për heqjen e vizave për Kosovën