Grenell: Kurti prishi lidhjen SHBA-Kosovë, Hashim Thaçi kemi nevojë për ty
Ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi në kohën e presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar dje në veri të Kosovës.
Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka prishur lidhjen e fortë në mes të SHBA-së dhe Kosovës, teksa shtoi se kreu i ekzekutivit është lideri i parë i Kosovës që dënohet edhe nga demokratët edhe nga republikanët.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat perëndimore. Ju e keni prishur lidhjen e fortë SHBA-Kosovë. Ju jeni lideri i parë i Kosovës që dënoheni edhe nga demokratët edhe nga republikanët. Heshtja e Vjosa Osmanit është shqetësuese. Hashim Thaçi ne kemi nevojë për ju tani” – ka shkruar Grenell.
Foreign aid is not a right, though.
The U.S. supports those who we believe are making progress on Western values.
You have ruined the strong US-Kosovo bond. You are the first leader of Kosovo to be condemned by both Democrats and Republicans.@VjosaOsmaniPRKS’s silence is… https://t.co/rrBXUcL1pS
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 27, 2023
Të premten, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken reaguar në lidhje me zhvillimet në veri duke dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës që sipas tij, “po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin”.
Blinken i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë këto masa dhe të përqendrohet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”- thuhet në reagimin e Blinken.
Dje, në katër komunat e veriut të vendit është dëgjuar alarmi, ndërsa pranë disa objekteve komunale, si në Zveçan e në Zubin Potok, janë parë qytetarë të cilët kanë kundërshtuar futjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.
Pesë policë të Kosovës kanë pësuar lëndime të lehta trupore, pasi janë sulmuar nga protestuesit në Zveçan me mjete të forta dhe shok-bomba, ka konfirmuar Policia e Kosovës.