Reagimi i Mimoza Kusarit pas votimit të Qeverisë Hoti

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka reaguar pas miratimit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin e LDK-së.

Kusari përmes një publikimi në Facebook seancën e sotme të votimit të qeverisë e ka krahasuar me marsin e vitit 1989 , atë kohë në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.

“Me 23 mars 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974 me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë”, ka shkruar ajo.

Kusari qeverinë e sapoformuar e ka quajtur qeveri të presidentit Hashim Thaçi.

“Me 3 Qershor, 2020, në Kuvendin e Republikës sē Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, votohet Qeveria e Thaçit me urdhërmarrësin Avdullah Hotin e LDK-së, ekzistenca e të cilës varet në tërësi nga Lista Serbe, duke e vënë kështu funksionimin e Qeverisë së re të Kosovës në vullnetin e Aleksandër Vuçiçit”, thuhet në publikimin e saj.

Votohet Qeveria e Avdullah Hotit