Rasti tragjik në Lipjan, tre të vdekurit dyshohet se janë prindërit dhe djali i tyre

Një rast tragjik ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Rufc të Lipjanit.

Sipas Policisë, tre persona janë gjetur të vdekur në këtë fshat.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Burime të KALLXO.com thonë se viktimat janë familjarë dhe se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Sipas këtyre informatave, bëhet fjalë për dy prindër dhe djali i tyre.

Sipas burimeve, babai dyshohet se ka vrarë gruan e tij, djalin dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.