Rasti tragjik në Lipjan, kryeministri Kurti: Tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka mbetur i trishtuar nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të anëtarve të familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit.

“I trishtuar pamasë nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Vjetër i Komunës së Lipjanit. Përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave. Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjani”- ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

Tre persona kanë mbetur të vdekur në një incident tragjik që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Rufc të Lipjanit.

Burime të KALLXO.com thanë më herët se viktimat janë familjarë – një çift bashkëshortor dhe djali i çiftit.