Rastet e dhunës në familje të raportuara në Polici në një ditë

Dy raste të dhunës në familje u raportuan të dielën më 10.03.2024 në Kosovë.

Në Prishtinë u arrestua i dyshuari i cili i kishte shkaktuar dhunë psiqike viktimës grua, thekson Policia.

Pas intervistimit, palët u liruan në procedurë të rregullt.

Sipas Policisë, në Kaçanik një burrë dyshohet se sulmoi fizikisht viktimën grua.

Prokurori vendosi që pas intervistimit, rasti të shkojë në procedurë të rregullt.