Rama dhe Basha "sfidojnë" Covidin dhe ligjet: Miting me qindra njerëz

Ndërkohë që qytetarët dhe ndonjë kandidat i caktuar gjobiten për mos respektim masash kundrejt Covid-19, duke se e njëjta ligjësi nuk vlen për partitë e mëdha ne vend.

Edhe pse Komiteti Teknik i Ekspertëve e ka ndaluar me ligj grumbullimin e më shumë se sa 10 vetave edhe në ambien te të hapura, Lulzim Basha dhe Edi Rama e kanë sfiduar haptazi sot këtë vendim.

Rama nga Vlora dhe Basha në Tiranë kanë mbledhur qindra e mijëra simpatizantë të tyre në mitingun përmbyllës të fushatës, duke mos respektuar asnjë distancë mes të pranishmëve.

Siç duket, kur vjen çështja për ndëshkime me gjobë, Rama dhe Basha janë mbi ligjet e vendosura nga vetë autoritetet shtetërore.

Pamjet e filmuara sot në mitingjet respektive të Bashës dhe Ramës, nuk kanë nevojë për koment./Oranews