Burimi i fotos - BBC

Qyteti Sirian ku kanë mbetur më shumë mace se sa njerëz

Pas shumë mujash me bombardime intensive nga forcat  Siriane dhe Ruse, qyteti i Kafr Nabl në Siri, provinca e fundit e mbajtur nga rebelët tani është bërë  shtëpi për më shumë mace sesa njerëz.

Njerëzit dhe macet tani ngushëllojnë njëri-tjetrin në kohë të vështira, shkruan Mike Thomson nga BBC.

Të strukur nën një tavolinë në qosh të një bazamenti nën rrënoja, një burrë strehohet nga bombat që i vijnë  nga lart. Por 32 vjeqari Salah Jaar nuk është i vetëm, përreth tij janë mbledhur një grumbull macesh të ndryshme të gjitha të shtangura sikur ai, raporton BBC.

“Ndihem rehat kur macet janë afer”, tregon ai. “Bën që bombardimet, shkatërrimet dhe vuajtjet, të duken më pak të frikshme”, thotë Jaar.

Vendlindja e Salah dikur ishte shtëpi për 40,000 njerëz, por tani kanë mbetur më pak se 100, është e veshtirë ta qëllosh sa mace janë aty, me qindra sigurisht, ndoshta edhe me mijëra.

“Shumë  njerëz e kanë lënë Kafr Nabl duke e zvogëluar shumë popullësinë. Macet kanë nevojë që dikush të kujdeset për to dhe t`u jap ujë e ushqim, kështu ato janë marr në shtëpitë e atyre që kanë qëndruar. Çdo shtëpi tani ka rreth 15 mace, madje disa edhe më shumë”, thotë  Salah.

Salah ende punon si raportues për një radio vendore, Fresh FM, edhe pse studiot origjinale ishin shkatërruar nga bombardimet. Fatmirësisht funksioni i saj ishte shpërngulur, pak para se të shkatërrohej në një qytet afër më të sigurtë.

Radio stacioni i cili transmetonte paralajmërime për valën e bombardimeve gjithashtu lajmeve, komedive dhe programeve telefonike, ishte i famshëm për macet po aq sa për njerëzit. Shumë  prej tyre u bën me shtëpi aty.

Themeluesi Raed Fares, aktivisti i njohur, u vra nga një i armatosur Islamik në nëntor 2018, ai kishte bërë  nje paralajmërim të veqantë për punëtorët për t`u blerë maceve qumësht dhe djathë.

“Shumë mace kishin lindur në atë ndërtesë, një prej tyre që ishte e bardhë më shenja ngjyrë kafe zhvilloi një afësi të veqantë me Raed. I shkonte nga pas kudo, madje edhe flinte për krah tij”, thotë  Salah.

“Nganjëherë kur dalim në rrugë janë pothuajse 20-30 mace që ecin me ne gjatë gjithë ditës. Disa prej tyre vijnë me ne këtu”, tregon ai.

Kur errësohet të lehurat e qenëve pushtojne qetësinë, ata janë shumë të uritur dhe të pastrehë, dëshira për strehë e ushqim i fut në garë me macet e Kafr Nabl-it. Sigurisht në këtë mes ka vetëm një fitues në këto konfrontime. “Janë macet sigurisht, ka më  shumë prej tyre”.

Shumica prej tyre ishin kafshë shtëpiake të familjeve që u larguan pas përpjekjeve të forcave pro-regjimit për ta rimarr Idlib-in Prillin e kaluar.

Tani, këto mace të privuara nga ushqimi i rregullt, u duhet të gjejnë shtepi të reja në mes të gërmadhave.

Edhe pse njerëz si Salah nuk janë të sigurtë nëse do mbesin të gjallë, kurrë nuk e kanë problem se prej nga do u vij ushqimi i radhës, në tavolinë ka gjithmonë vend për shokët e tij katër-këmbësh.

“Sa herë që ha unë, hanë edhe ato, nuk ka rëndësi nëse janë pemë, makarona apo vetëm bukë e thatë. Në këtë situatë unë ndjej se ne jemi krijesa të  dobëta që kemi nevojë të ndihmojmë njëri-tjetrin”, thotë ai.

Nuk është për t`u çuditur që nga bombardimet e vazhdueshme, macet shpesh plagosen, bashkë me gjithë të tjerët. Njëra prej tyre ishte goditur nga një raketë që gati ia kishte këputur shputën, por ne ia kemi dalë ta dërgojmë në qytetin Idlib për trajtim dhe tani është përmirësuar si më parë”, thotë  ai.

Me forcat e Presidentit Bashar al-Assad jo larg Kafr Nabl, qyteti duket se do zbrazet shumë shpejtë. Salah pranon se ë shtë i shqetësuar, jo vetëm për veten dhe për shokët e tij, por edhe për familjen e maceve të këtij qyteti.

“Ne kemi ndarë kohët e mira dhe të  këqija, gëzimin dhe dhimbjen e shumë gjëra tjera. Ato janë bërë partnerët tanë jetësorë”, thotë ai.

Nabl insiston se nëse ndodhë më e keqja dhe ai do detyrohet të lë qytetin, ata do marrin shumë prej maceve me vete.

Përkundër horrorit të luftës, duket se një marrëdhënie e fomuar mes njerzëve dhe kafshëve do jetë vështirë për t`u thyer, raporton BBC.

Përgatiti: Ardita Zeqiri – KALLXO.com