Qyteti kroat vëzhgohet me dronë

Policia në Qarkun Osijek-Baranja në Kroaci tha të hënën se përmes vëzhgimit nga droni  kanë arritur të ndalojnë një aktivitet sportiv që po zhvillonin disa të rinj, përkundër masave të karantinimit në pjesën lindore të Osijek-ut.

Javën e kaluar, zyra rajonale e Autoritetit të Mbrojtjes Civile futi sisteme të mbikëqyrjes ajrore, duke përdorur dronë për të monitoruar zbatimin e masave distancuese sociale, raporton Balkan Insight.