Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Qytetari raporton për të shtëna me armë afër shtëpisë së tij

Një burrë ka raportuar Policinë e Kosovës për të shtëna me armë zjarri afër shtëpisë së tij në Prishtinë.

I njëjti ka njoftuar Policinë për dy persona të dyshuar të cilët sipas tij kanë qenë të maskuar.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:05.

“Lidhur me rastin njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë”- thuhet në njoftim.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa sipas njoftimit, rasti është duke u hetuar.