Foto: KALLXO.com

Qeveria themelon komisionin për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj Coronavirusit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka propozuar që të themelohet komisioni ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj coronavirusit, i cili do të jetë këshillues ndaj Qeverisë dhe do të përbëhet nga profesionistë shëndetësorë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se Ministria dhe mekanizmat profesionalë kanë edhe rregullator në sistemin shëndetësor. Ai propozoi që këtij komiteti t’i shtohen edhe përfaqësues nga pacientët.

“Duhet të jenë edhe Sindikata e Përfaqësuesve të Pacientëve dhe Federata e Sindikatës së Shëndetësisë”, tha ai.