Ilustrim

Qeveria pritet të ndajë 20 milionë euro kredi pa kamatë për bizneset

Ministria e Financave ka propozuar një pako emergjente për t’i ndalë në ndihmë bizneseve private që janë duke u ballafaquar me probleme ekonomike pas shpërthimit të pandemisë Koronavirus.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka propozuar një buxhet prej 170.6 milionë euro për t’i ndihmuar bizneseve.

Një nga ndihmat që ka propozuar Qeveria është edhe ndarja e 20 milionë eurove si alokim për bizneset.

“Kompanitë që kanë shënuar rënie të përkohshme të të hyrave të rregullta si rezultat i kufizimeve në lirinë e lëvizjes, pezullimit të ofrimit të disa shërbimeve nga sektori publik apo deklarimeve të papërgjegjshme të zyrtarëve qeveritar (kryesisht, por jo vetëm, ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbimet komunale apo ndërmarrjet në pronësi private por që ofrojnë shërbime bazike), mund të kërkojnë likuiditet të përkohshëm nga qeveria në masën e nevojshme për të mbajtur operimin e rregullt të veprimtarisë”, thuhet në propozimin e Qeverisë.

Kjo shumë sipas propozimint të Qeverisë është 20 milionë euro dhe bizneset janë të detyruar që t’i kthejnë pasi të kthehen në stabilitet.

“Shumë këtë të cilën janë të detyruar t’ia kthejnë shtetit pas stabilizimit të operimit, por jo më larg se deri në fund të dhjetorit të vitit 2020. Në këtë masë, qeveria alokon 20 milionë euro, dhe mjetet e alokuara bartin zero interes vjetor”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Poashtu Banka botërore kishte njoftuar se do të vë në dispozicion një paketë fillestare deri në 12 miliard dollarë në mbështetje të menjëhershme për të ndihmuar vendet që të përballen me shëndetin dhe ndikimet ekonomike të shpërthimit global.

Banka Botërore jep 12 miliardë dollarë për vendet e prekura nga coronavirusi