Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria ndan 1.3 milion euro për projektet në katër komuna të Kosovës

Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen mjeteve buxhetore në vlerë prej 1.33 milion euro për Komunën e Podujevës, Istogut, Shtimes dhe Gracanicës.

Për Komunën e Podujevës, Qeveria ka ndarë shumën prej 321 mijë e 207 euro për projektin e trajtimit të ujërave të zeza.

Për Komunën e Istogut, Qeveria ka ndarë shumën prej 144 mijë e 806 euro për projektin “Ndërtimi i skenës për furnizimin me ujë”.

Për Komunën e Shtimes janë ndarë 602 mijë e 55 euro për projektin e trajtimit të ujërave të zeza dhe për Komunën e Gracanicës janë ndarë 254 mijë e 529 euro.