Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës, në të cilën janë ndërmarrë dy vendime.

Sipas një komunikate për media, në mbledhje u miratua vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të  cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Gjithashtu është miratuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270 mijë euro, me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).