Qeveria Kurti synon bashkimin e ATK-së dhe Doganës

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se do të bashkojnë Administratën Tatimore të Kosovës me Doganën.

Ky bashkim, sipas tij, do të mundësoj që Tatimi në Vlerën e Shtuar të mblidhet brenda, e jo në kufi siç është mbledhur deri më tani.

Ai ka thënë se përmes luftës së informalitetit, buxheti i republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro deri në fund të mandatit.

Ai ka thënë se do të themelohet Fondi Sovran i Kosovës, i cili do të ketë kontroll mbi asetet kryesore të Kosovës me qëllim të rritjes së vlerës së tyre.

Kurti ka thënë se ATK-ja do të mbyllet dhe do të shndërrohet në Agjenci qeveritare.