Qeveria Kurti propozon heqjen e tarifës për lëndën e parë nga Serbia

KALLXO.com merr vesh se Qeveria e Kosovës e ka hartuar draft dokumentin për të tërhequr tarifën prej 100% për produktet serbe dhe boshnjake për lëndën e parë.

Ky propozim kishte ardhë para disa javë nga Kryeministri Kurti, mirëpo vendimi nuk ishte marrë për shkak se LDK nuk e kishte mbështetur.

Kurti madje ka kërkuar falje që nuk arriti ta “çoj” deri në fund propozimin e tij.

Propozim vendimi i cili është shpërndarë tek ministrat e Qeverisë Kurti parasheh që deri në 1 Prill të Qeveria e Kosovës do e largoj plotësisht taksën me Serbinë për ta zëvendësuar atë me masën e reciprocitetit.

Qeveria e Kosovës për shkak të virusit Corona është duke mbajtur mbledhjet në formë elektronike dhe ende nuk është konfirmuar nëse ky vendim është miratuar nga të gjithë anëtarët  e qeverisë.

Ky propozim vendim i Qeverisë erdhi dy ditë pas çarjes së koalicionit me LDK-në.