Qeveria e re e Malit të Zi pritet të ketë 18 ministri, dy prej tyre do të drejtohen nga shqiptarët

Qeveria e re e Malit të Zi, e cila pritet të votohet sonte, do të ketë 18 ministri, raporton e përditshmja malazeze Vijesti.

Ato do të jenë: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Investimeve Kapitale, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ministria e Sportit dhe Rinisë, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Kulturës dhe Mediave, Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve, Ministria e Shkencës dhe Shoqërisë së Informacionit.

Dritan Abazoviq, i nominuari për kryeminsitër, ka propozuar edhe dy shqiptarë për ministra, Fatmir Xhekën për Ministër të të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve dhe Maras Dukaj për ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Qeveria do të ketë edhe dy ministra pa portofol.

Zoran Miljaniq (CIVIS) dhe Adrijan Vuksanoviq (HGI) janë nominuar për ministra pa portofol.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja për Punët e Jashtme, Integrimin Evropian dhe Bashkëpunimin Rajonal dhe ministrja e Çështjeve Evropiane do të jetë Jovana Maroviq (GP URA).