FOTO: KALLXO.com

Aplikimet për rektor të UP-së, Senati formon komisionin profesional

Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është votuar për formimin e komisionit profesional prej pesë anëtarëve për shqyrtimin e aplikimeve të listës për rektor.

Me votat e senatit të UP-së anëtarët e zgjedhur janë: Isak Shabani, Qerkin Berisha, Liridon Veliu, Musaj Paçarizi, Çlirim Hoti.

“Konstatojmë që sot në senat është emëruar komisoni profesional. Kjo është përbërja e komsionit profesional të cilët e kanë detyrën me i shiku aplikimet”- ka thënë Ushtruesja e detyrës së Rektores, Luljeta Plakolli-Kasumi.

Avni Puka, dekan në Fakultetin Juridik ka propozuar që CV-të e kanidatëve për rektor të publikohen në ueb-faqen e universitetit.

Ndërsa, Isak Shabani, dekan në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ka kundërshtuar dekanin Puka.

“Nëse konkursi thotë që CV-të të publikohen, nuk e di a ka diku në botë që bëhen publike CV-të. Nëse konkursi e thotë ne shkojmë në atë mënyrë”- ka thënë Shabani.

Në konkursin për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë aplikuar gjashtë burra dhe asnjë grua.

KALLXO.com mëson se kandidatët që kanë aplikuar në konkursin për rektor janë: Ilir Tolaj, But Deda, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova, Qerim Qerimi.

votohet për formimin e komisionit profesional prej pesë anëtarëve për propozimin e listës për rektor FOTO: KALLXO.com
FOTO: KALLXO.com
FOTO: KALLXO.com