Goran Rakiq - Foto: REL/AP

PZAP gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Listën Serbe me 20 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore.

Kjo gjobë i shqiptohet pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Mitrovicë të Veriut.

“Subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, i shqiptohet gjobë në lartësi prej 20,000.00 euro, në emër të thyerjes së heshtjes zgjedhore, në ditën e votimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të mbajtura me datë 29.11.2020”. thuhet në vendimin e publikuar nga PZAP.

Pagesën e gjobës obligohet Lista Serbe ta paguaj brenda 15 ditëve, ndërsa vendimin e PZAP Lista Serbe mund ta apeloj në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Ditën e zgjedhjeve Goran Rakiq dhe Igor Simiq kishin organizuar një konferencë për media ku edhe kishin bë thirrje për dalje në zgjedhje e të votonin kandidatin e partisë së tyre.

Rakiq e Simiq thyejnë heshtjen zgjedhore

www.kallxo.com