KEK FOTO RTV 21

Punëtorët e KEK-ut lirohen nga akuza se vodhën mbi 5 mijë euro ngjitës

Tre ish-punëtorë të depos në Korporatën Energjetike të Kosovës, Vehbi Dragusha, Ejup Grajqevci dhe Fahri Fazliu u liruan nga akuzat se kishin vjedhur ngjitës të thëngjillit.

Sipas akuzës ata kishin vjedhur 245 kilogramë ngjitës të thëngjillit duke i shkaktuar dëm KEK-ut në shumë prej 5,115.06 euro.

Ata u liruan me arsyetimin se nuk ka prova se është kryer vepra

“ Nga provat formale dhe materiale nuk është vërtetuar fajësia e të akuzuarve”, tha kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani.

Gjithnjë sipas Prokurorisë vjedhja kishte ndodhur  më 17 maj 2012  nga Ejup Grajqevci dhe Vehbi Dragusha, depoistë në Divizionin e Thëngjillit në KEK, së bashku me Fahri Fejzullahun si dhënës i mallit të depos.