Punësimet në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Vetëm pak ditë pasi u votua qeveria e re, KALLXO.com u kërkoi të dhëna mbi punësimet që bëhen në zyrën e ekzekutivit kosovar por edhe nëpër 15 dikastere.

Ndër ministritë  që ka kthyer përgjigje është edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, që udhëhiqet nga Ivan Milojevic.

Në këtë ministri deri më tani janë të punësuar 8 persona, prej tyre 3 janë gra dhe 5 burra.

Danica Laban, shefe kabineti dhe këshilltare e lartë; Milan Kostic, Këshilltar; Zoran Rakic, këshilltar; Sasa Rasic, këshilltare; Aleksandar Bojovic, këshilltar;  Enes Goran, këhilltar nga komunitetet; Zlatko Janjicievic, vozitës; Dardanë Arifi, asistente.

Ministri Milojevic në përgjigjen për KALLXO.com, ka thënë se me asnjërin nga të punësuarit nuk ka lidhje familjare dhe janë të punësuar në baza meritore.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit  në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

KLIKO KËTU për të lexuar të plotë kërkesën e KALLXO.com drejtuar këtyre institucioneve publike në lidhje me punësimet.